Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në plazhi e Jalës në Vlorë.
Pushuesit janë bërë dëshmitarë të një vorbulle ajri mbi ujë.
Një sy i lirë dhe i pastërvitur mund ta quajë 'tornado' por Anira Gjonin, specialiste e shërbimit meteorologjik ushtarak e cila na shpegoi se çfarë është ky fenomen dhe pse nuk mund të jetë tornado.
"Në detin Jon dhe Adriatik nuk mund të ndodhin fenomene si tornado. Fenomeni më i madh që ka ndodhur i kësaj forme ka qenë Medicane Zorbas në Greqi. Por tek ne nuk ndodhin fenomene të tilla pasi janë të mbyllura dhe masive ujore shumë të vogla për të dhënë mundësinë e krijimit të fenomeneve të tilla si tornado. Është një qëndër barike e presionit të ulët e cila krijon një shtjellë të tillë" -tregon ajo./Report







