MAGAZINË /

Nuk është martuar, aktori Laert Vasili zbulon arsyen përse është ende beqar

Shkruar nga Versus

Nuk është martuar, aktori Laert Vasili zbulon arsyen përse

Laert Vasili, njëri prej ish-finalistëve të BBVIP4 dhe një nga figurat më të komentuara për deklaratat e tij, tashmë është bërë pjesë e panelit të opinionistëve në “Për’puthen”. 

Gjatë një diskutimi mes konkurrentëve, ku u fol për krijimin e lidhjeve të shpejta dhe prishjen po aq të shpejtë të tyre, Laerti ndërhyri duke theksuar se martesa nuk duhet parë thjesht si një hap romantik apo trend i moshës, por si një vendim me peshë.

“Nëse burri është burrë, martesa nuk është me luajt. Nuk martohesh sot për t’u penduar nesër. Nuk më pëlqen ideja ‘po martohem, pastaj shohim’. Ku shkojmë kështu? Të lësh fëmijët, të gjesh një tjetër rrugëve… këto janë marrëzi. Martesa është e shenjtë dhe kërkon përgjegjësi.”- u shpreh Laerti. 

Më tej aktori i njohur nënvizoi rëndësinë e vlerës që ka martesa si diçka e shenjtë. 

“Kur zgjidh partnerin e jetës, duhet ta dish pse. Duhet ta shohësh të ardhmen, jo vetëm të tashmen. Martesa nuk mbahet me dëshira të ditës. Mbahet me punë, përkushtim dhe respekt.”- shtoi ai. Versus.al

Poll