
Gazetari Bledi Mane ka dhënë opinionet e tij në lidhje me banorët e Big Brother Vip4 ku nuk ka kursyer dhe ironitë dhe kritikat banorët e këtij edicioni.
‘Në “Big Brother” janë futur dy artistë që nuk merrnin rrogë në televizionin ku punonin. Rozana dhe Valbona. Uroj të mos kenë ardhur me ndonjë mendim të marrin ndonjë emision në Top Channel. Se pastaj do përplasen me Ilnisa Agollin tek podcasti.
Unë e dua “Big Brother VIP 4” më shumë se “Big Brother VIP 3”. Kanë goditur personazhet këtë vit. Mbizotëron gazi, hareja, batuta. Jo si vjet. Edhe dashuria që nisi vjet, ku është sot?
Rozana u konsumua shpejt. Për dy javë, ka bërë lojën e 4 muajve. Bona e ka armë të fortë mosdijen, gafat.
Amber është tipike vlonjate që nuk ta kursen replikën. Është e zgjuar. Lufton shumë me veten. Është në dilemë identiteti, ka raste që nxjerrë forcën mashkullore e raste që nxjerr anën e butë femërore.
Me hyrjen e Gjestit besoj do jenë dy pole interesante. Më mirë të jenë kundërshtarë. Do lenë në hije dyshen Rozana-Gerta.
Laerti është ujk i vjetër. Nuk po bën shumë zhurmë, por kur bën, lë gjurmë.
G-Bani është shumë interesant, na ka surprizuar për mirë. Po tregon anën e tij ashtu siç është, pa dogana.
Jozi është pa mendere, pa b**hë, pa identitet. Njerëzit ngatërrojnë se kur bën palestër, duke bërë krahët me muskuj, do kthejnë kokën 3 veta në Dhërmi dhe mendojnë se do kthejnë kokën dhe 3 milionë veta në “Big Brother”. Është e konsumuar kjo ide. Ky është Gay-llëku amerikan në vitet ’80.
Më mirë do ishte çift Amberi dhe Jozi.’ është shprehur gazetari Bledi Mane për programin ‘Live from Tirana’.







