MAGAZINË /

Nuk ka mrekulli në “Elbasan Arena”, Partizani eliminohet nga Conference League, ikën dhe Egnatia

Rrogozhinasit u mposhtën 0-2 përballë Vikingur Reykjavik, me skuadrat islandeze që duket se e kanë kthyer në habitatin e preferuar impiantin “Loro Boriçi”, ku dy javë më parë, një tjetër skuadër ishullore triumfoi këtu, me Valurin që eliminoi Vllazninë.

Shkruar nga Versus

Nuk ka mrekulli në “Elbasan Arena”, Partizani eliminohet nga

Partizani eliminohet nga UEFA Conference League.

Skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të përmbyste humbjen e një jave më parë 0-2 ndaj Iberia 1999, me këta të fundit që kalojnë në turin e trete të këtij kompeticioni falë edhe fal barazimit pa gola në “Elbasan Arena”.

Partizani diktoi ritmin në pjesën e parë, teksa provoi shpesh herë të kërcënonte portën e kundërshtarit, por në asnjë moment nuk ia doli të gjente koordinatat e duhura të kuadratit.

Edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me kryeqytetasit që në asnjë moment nuk gjetën forcën e duhur për të rihapur ndeshjen, teksa me kalimin e minutave gjeorgjianët menduam disi më shumë për mbrojtjen.

Një fund pa gola dhe pa fitues në “Elbasan Arena”, por me Partizanin që e mbyll këtu aventurën europiane, në turin e dytë të UEFA Conference League.

Nga ana tjetër, Egnatia ka rënë në Shkodër.

Rrogozhinasit u mposhtën 0-2 përballë Vikingur Reykjavik, me skuadrat islandeze që duket se e kanë kthyer në habitatin e preferuar impiantin “Loro Boriçi”, ku dy javë më parë, një tjetër skuadër ishullore triumfoi këtu, me Valurin që eliminoi Vllazninë.

Pavarësisht suksesit minimal 1-0 një javë më parë, Egnatia nuk ia doli të shfrytëzonte avantazhin duke mbyllur këtu rrugëtimin në arenën europiane, me islandezët të cilët përmbushën misionin e tyre.

 

Poll