MAGAZINË /

“Nuk ka qenë dashuri por fiksim”, Egli i jep fund raportit me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në timen

Egli Tako ka ndryshuar qasjen ndaj Gjestit dhe banorëve të tjerë pas rikthimit në “Big Brother VIP Albania”.

Shkruar nga Versus

“Nuk ka qenë dashuri por fiksim”, Egli i jep fund raportit me

Egli Tako ka ndryshuar qasjen ndaj Gjestit dhe banorëve të tjerë pas rikthimit në “Big Brother VIP Albania”.

Ky ndryshim vjen pas kohës që kaloi jashtë shtëpisë dhe përvoja që ka pasur, e cila e ka shtyrë të rifutet për veten dhe familjen, duke kërkuar të përmirësojë imazhin e saj.Në një bisedë me konkurrentët, Egli theksoi se tani do të fokusohet tek vetja dhe do ta vërë veten në rend të parë.

Ajo e shpjegoi se ka kuptuar se si mund të ndryshojë për një periudhë kaq të shkurtër, duke u shprehur se gjithçka që ka ndodhur deri tani ka qenë pjesë e një procesi mësimi dhe reflektimi.

Në ndërkohë, Gjesti i është përgjigjur asaj me një këngë, duke e kritikuar për ndryshimin e saj, duke thënë:

“Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim”.

Egli, nga ana e saj, iu drejtua duke thënë:

“Ti në koshiencën tënde dhe unë në koshiencën time i dimë të dy se çfarë gabimesh janë bërë, unë vazhdoj rrugën time me shumë vështirësi deri në fund”.

“Ti the vazhdo tënden, unë timen, a the kështu. Në rregull, unë sërish e bëj timen, gjej kohë që të flas”, u shpreh Gjesti.

Përfundimisht, Egli ka treguar se nuk do të jetë më e përfshirë në raportin me këngëtarin pejan, duke shfaqur vendosmëri për të vijuar rrugën e saj.

Tags:

egli gjesti

Poll