MAGAZINË /

‘O majmun cirku, o legen’/ Gjesti i merr syzet nga koka, shpërthen Gerti: Do të t’i gris pantallonat

Shkruar nga Versus

‘O majmun cirku, o legen’/ Gjesti i merr syzet nga koka,

Igli, Gerti dhe Gjesti janë bërë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother VIP 4’. Me t’u bërë pjesë e reality show-t, duket se ata kanë trazuar pak ujërat e garës.

Ditën e sotme Gerti dhe Gjesti kanë patur debate të ndryshme, por një është zhvilluar edhe mes tyre. Fillimisht e ka ngacmuar Gerti Gjestin duke i përmendur bananen.

Më pas Gjesti ka vendosur që teksa Gerti po qëndronte i ulur në divanin blu në living, t’i merrte syzet që mbante në kokë. Ky gjest i tij ka shkaktuar reagime të shumta edhe mes banorëve të tjerë.

Gerti i thotë që t’i japë syzet por ai largohet, e si pasojë aktori shpërthen në ofendime si ‘majmun cirku, legen, zogu, do të ngre si parashutë nga ato brekët’.

Pjesë nga debati:

Gerti: Hajde këtu, o majmun hajde këtu, o legen hajde këtu

Gjesti: Kur thua hajde këtu, unë nuk vij hiç

Gerti: Po u ngrita në këmbë do të t’i gris pantallonat

Gjesti: Mos fol nervoz, thuaj më fal

Gerti: Hajde se do të gris, do të bëj fije fije, o zogu, hajde do t’a shohësh veten si parashutë. Do të ngre si parashutë nga ato brekët

Gjesti: Hajde

Gerti: Hajde këtu o majmun cirku se nuk të gjëmoj ty, o shëmtarak hajde këtu

Gjesti: Po shkoj t’i pastroj e do t’i sjell pastër

Gerti: Hajde këtu, hajde se do të gjëmoj për mish lepuri pastaj

Poll