MAGAZINË /

"Paratë do fillojnë të rrjedhin sërish", njihuni me parashikimin për shenjat e horoskopit

Parashikimi i horoskopit, 14 tetor.

Shkruar nga Versus

"Paratë do fillojnë të rrjedhin sërish", njihuni

Dashi
Aspektet planetare të sotme mund t’ju bëjnë të përjetoni “ethe”. Provoni diçka të re në aspektin professional. Ndoshta keni nevojë edhe për një pushim nga rutina juaj e përditshme. Do të ndiheni të rigjallëruar.

Demi
Është koha për të lënë mënjanë kënaqësitë “mëkatare” si alkooli apo ëmbëlsirat. Hidhini një sy shtëpisë dhe merruni seriozisht me sistemime. Një ndryshim i madh nuk përjashtohet në aspektin professional

Binjakët
Po shijoni një imagjinatë aktive dhe intuita juaj është e mprehtë. Besoni në vetëdijen dhe vetëbesimin tuaj. Nëse një mik me një qëndrim negativ përpiqet t’ju dekurajojë nga planet tuaja, mos u dorëzoni. Qëndroni në harmoni me iniciativat tuaja dhe do të keni sukses.

Gaforrja
Nëse ndiheni të shqetësuar sot, mos u dekurajoni. Dilni për një shëtitje ose merruni me një aktivitet fizik. Çdo gjë që ju ndihmon të çlironi energjinë e tepërt do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje sinjaleve të trupit tuaj.

Luani
Mund të jesh duke menduar për një udhëtim të gjatë jashtë vendit. Kjo do t’ju ndiohmonte të relaksoheshit dhe të shkëputeshit nga rutina që ju ka përfshirë. Një moment i veçantë mund të sjellë ndryshim të madh në marrëdhënien tuaj në çift.

Virgjëresha
Kjo do të ishte një ditë e mirë për të ndjekur disa interesa të reja. Ndoshta kohët e fundit keni zbuluar një libër që ju fut në mendime. Nëse ëndrrat ju kanë ndërprerë gjumin kohët e fundit, përpiquni të kujtoni ndjesinë e përgjithshme që keni pasur dhe të reflektoni mbi të për një kohë.

Peshorja
A je i ngopur me të gjithë përreth teje tani? A po mendon të dalësh nga dera dhe të mos kthehesh më? Vazhdo – vetëm për sot! Ndoshta ke nevojë për një pushim nga të gjithë. Ndiq instiktet e tua.

Akrepi
Gjërat kryesore që duhet të bëni sot janë të relaksoheni dhe të shijoni ditën. Mund të ndiheni pak keq gjatë ditës nga ana shëndetësore, por do të kalojë shpejt. Qëndroni vigjilentë, sepse mund të merrni një mesazh të rëndësishëm sot nga dikush larg.

Shigjetari
Kupidi mund t’ju ketë goditur në befasi. Do të jeni gati për një lidhje të re dashurie. Dukeni dhe ndiheni shumë mirë. Bëni çmos për të arritur atë që doni. Sa I përket aspektit professional, nuk parashikohen ndryshime.

Bricjapi
Nëse ndihesh i irrituar duke u marrë me punët e përditshme, nuk je vetëm. Gjendja jote shpirtërore mund të përkeqësohet nga një vizitë nga një mik edhe më i vrenjtur. Nëse ndihesh i bllokuar, bëj një pushim.

Ujori
Sot mund të jeni të zënë duke bërë punë të minutës së fundit. Mund t’ju kërkohet të gjykoni një mosmarrëveshje midis kolegëve, të afërmve ose fqinjëve. Në varësi të natyrës së konfliktit, mund të jeni në gjendje t’I jepni një zgjidhje situatës.

Peshqit
A po përjeton një dhimbje koke nga blerjet sot? A je i shqetësuar se ke tejkaluar kufijtë pavarësisht qëllimeve të tua të mira? Mos u shqetëso. Do të rikthehesh në rrugën e duhur së shpejti. Paratë do të fillojnë të rrjedhin përsëri dhe stili yt i jetesës nuk do të pësojë ndryshime.

Poll