MAGAZINË /

Pas sulmit masiv në rrjetet sociale shfaqet Hysaj, ka dhe një mesazh për tifozët

Shkruar nga Versus

Pas sulmit masiv në rrjetet sociale shfaqet Hysaj, ka dhe një mesazh

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, fajtor për golin e dytë të shënuar nga Italia, pasi reagoi duke ulur kokën, është vënë prej ditësh në një sulm masiv në rrjetet sociale.

Dy ditë pas ndeshjes, Hysaj ka bërë paraqitjen e parë publike, gjatë seancave të stërvitjes së kombëares.

Pas sulmit masiv në rrjetet sociale shfaqet Hysaj, ka dhe një mesazh

Hysaj, i cili fajësohet për shkak se uli kokën te goditja e Barellas për golin e dytë të italianëve, ka bërë një mesazh për tifozët duke kërkuar falje, ndërsa thotë se është i gatshëm të bëjë maksimumin për fanellën.

Mbrojtësi shkruan se fokusi do të jetë te ndeshja  e radhës ndaj Kroacisë, shumë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë.

Pas sulmit masiv në rrjetet sociale shfaqet Hysaj, ka dhe një mesazh

Hysaj është kandidat për ta nisur nga minuta e parë takimin ndaj ekipit të Dalic, këtë të mërkurë. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

 

Poll