Big Brother VIP Albania ka qenë sërish skenë debatesh të forta mes banorëve. Këtë herë, protagonistet kanë qenë Valbona dhe Gerta, të cilat janë përplasur tepër ashpër, duke e akuzuar për sjellje të pamoralshme.
View this post on Instagram
“O femër e pamoralshme! Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit: ‘Hajde, ikim në një klub tjetër’. Ti, e martuar, duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk të ruaj më!”, – ka thënë Valbona.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVA, ndërsa mbetet për t’u parë si do të vijojë situata mes dy banoreve. Banorët i kanë kërkuar më këmbëngulje Valbonës që t'i kërkojë falje Gertës, e cila është tronditur nga deklaratat e banores







