MAGAZINË /

Portieri i Kombëtares transferohet në Seria A

Shkruar nga Versus

Portieri i Kombëtares transferohet në Seria A

Alen Sherri do të rikthehet te Kaljari në Seria A. Portieri i Kombëtares nuk do të presë fundin e sezonit, deri kur supozohej të qëndronte i huazuar me Frozinonen në Serinë B.

Boris Radunoviç i Kaljarit do të kalojë te Specia. Për këtë Kaljarit i duhet një tjetër portier si alternativë.

Frozinone nuk është pengesë, pasi Sherri nuk ka fituar asnjë minutë deri tani në Serinë B. Ish-portieri i Egnatias ishte pafat këtë sezon në Itali, pasi u dëmtua që në debutim me Frozinonen duke luajtur në Kupë. Kështu qëndroi për disa kohë jashtë.

Minutat për të kanë munguar, megjithatë Kaljarit i duhet një opsion më tepër. Kështu vjen edhe ky rikthim surprizë.

Poll