Big Brother VIP 3 vijon të jetë në qendër të vëmendjes, mjafton që njeri nga finalistët të bëj një postim në rrjetet sociale dhe "buuumm" plasin lajmet.. Por, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 107K në Instagram, tani numëron 106K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka humbur po ashtu 1 mijë ndjekës brenda javës, nga 470K, tashmë numëron 469K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 390K.
Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka plot 3 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 228K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 231K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka shtuar po ashtu 3K në numrin e tij të ndjekësve duke numëruar tani 360K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka shtuar 1 mijë ndjekës dhe numëron tashmë 851K. Rike Roçi ka shtuar 2 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 181K.







