MAGAZINË /

Premier League, Arsenal dhe Manchester City fitojnë me përmbysje

Si Manchester City, ashtu edhe Arsenal, kanë të njëjtën kuotë pikësh, 17.

Shkruar nga Versus

Premier League, Arsenal dhe Manchester City fitojnë me përmbysje

Manchester City triumfoi 3-2 ndaj Fulham, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Mysafirët nga Londra shënuan të parët me Pereiran, ndërsa Kovacic përmbysi llogaritë.

Doku qetësoi tifozët e “Qytetarëve” me golin e tij në të 82-tën. Deri në fundin e sfidës, Fulham realizoi me Muniz,  gol që do shërbente vetëm për statistikë.

Arsenal bën detyrën në shtëpi. Gooners mundën 3-1 Southampton, në një ndeshje emocionuese. Archer “tundi rrjetën” për ekipin nga Southampton, ndërsa të besuarit e Artetës kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Havertz, Martinelli dhe Saka.

Si Manchester City, ashtu edhe Arsenal, kanë të njëjtën kuotë pikësh, 17.

Premier League, Arsenal dhe Manchester City fitojnë me përmbysje

Poll