Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa u bënë të njohura për publikun në fillim si pjesmarrëse në emisionin ‘Përputhen’ dhe më pas si banore në ‘Big Brother Vip Albania 2.'
Por së fundmi prishja e miqësisë mes tyre ka qenë në qendër të mediave rozë pasi dy vajzat nuk ndiqen më në rrjete sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre.
Arsyet e kësaj ftohjeje mbeten ende të paqarta, por ndarja e tyre në rrjetet sociale ka nisur të krijojë spekulime mes ndjekësve.
Deri më tani vajzat nuk kanë reaguar për këtë, por së fundmi është vënë re një detaj ku aludohet se prishja e marrëdhënies mes vajzave mund të jetë miqësia e Mikelës me Kiara Titon.
Dhe kjo u vu re kur Mikela postoi një foto të Kiarës teksa ndiqte intervistën e Kiarës, teksa shkruan ylli.
Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë: "Kjo është mënyra më e mirë t'i ktheni përgjigje disa njerëzve", teksa shfaqet një 'sticker' i rafiki (me gishtin e mesit)./Versus.al







