MAGAZINË /

Publikoi foto ku shfaqeshin të përqafuar, Capital T kritikon Adrola Dushin

Modelja ka publikuar një foto të shkëputur nga koncerti i reperit të mbajtur në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ ku dyshja duket më e lumtur se kurrë

Shkruar nga M.H
Publikoi foto ku shfaqeshin të përqafuar, Capital T kritikon Adrola
Capital T dhe Adrola Dushi

Adrola Dushi postoi ditën e djeshme për herë të parë një foto me reperin e njohur, Capital T, pas shumë aludimeve për lidhjen e tyre.

Modelja ka publikuar një foto të shkëputur nga koncerti i reperit të mbajtur në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ ku dyshja duket më e lumtur se kurrë.

Mirëpo, Capital T duket se nuk e ka pëlqyer foton, kjo pas një komenti që ai publikoi.

A sgjete foto ma t mirë a”, shkruan reperi duke e shoqëruar me një emoji me të qeshur.

Rikujtojmë se çifti është ndër më të komentuarit për sa i përket marrëdhënies së tyre private, e ndoshta fotoja e publikuar nga Adrola pohoi atë që të gjithë prisnin.

Publikoi foto ku shfaqeshin të përqafuar, Capital T kritikon Adrola / Versus.al

Poll