Aktorja Egla Ceno nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndarë një këndvështrim ndryshe sa i takon rastit të divës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku e cila u gjet së fundmi e pastrehë në Nju Jork.
Në analizën e bërë, aktorja shprehet se është më mirë kur njerëzit të urrejnë sesa kur ndjejnë keqardhje, pasi sipas saj në këtë mënyrë humb dinjiteti.
“Rasti i Parashqevisë ma përforcoi këtë mendim: më mirë të të urrejnë se të ndiejnë keqardhje për ty! Urrejtja të paktën të gudulis egon dhe të bën të reagosh. Keqardhja të lëndon, të mpin! Ta shkërmoq edhe atë pak dinjitet që të mban akoma në këmbë,” është shprehur aktorja në komentin e saj publik.
Komenti i Eglës:
Rasti i Parashqevisë ma përforcoi këtë mendim: Më mirë të të urrejnë se të ndiejnë keqardhje për ty! Urrejtja të paktën të gudulis egon dhe të bën të reagosh. Keqardhja të lëndon, të mpin! Ta shkërmoq edhe atë pak dinjitet që të mban akoma në këmbë.
Më mirë të urrejnë sepse urrejtjen e ndez “diçka” që i bën të ndihen humbës, leshko dhe të pavlerë përballë teje. Urrejtja ka të bëjë me problemet psiko-emocionale të vet urrejtësit, i cili shikon te ty atë që nuk mund të jetë dot kurrë vet. Ndërsa keqardhja të këput krahët sepse është e vërtetë.
Sa i përket “dashurisë” nga masa e rrjeteve sociale, faktet kanë treguar se të gjithë të duan kur je i papërfillshëm, kur nuk ke një qëndrim tëndin, kur rron për të patur konfirmimin e të tjerëve, kur je një butak ose kur je i vdekur. Versus.al








