Roza Lati ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në media këto ditë se ajo dhe Rita Lati do të vinin me një emision së bashku në fundjavë.
Roza e ka quajtur tendencioz dhe negativ artikullin ku thuhej se ideja e emisionit ka qenë e Ritës, pasi të gjitha idetë që Roza ka propozuar janë hedhur poshtë.
“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Lat nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë. Mendoj efektin surprizë që do të keni në vazhdim”- ka shkruar Roza, krahas lajmit viral.
Nuk do e shohim kran Ritës, po krah të kujt do të jetë Roza në këtë sezon të ri televiziv?
Mbetet për tu parë./ Versus.al







