Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut, që ka bërë bujë për më shumë se 9 vjet në platformën YouTube, është fshirë nga një kanal jo zyrtar ku kishte arritur pothuajse 6 milionë shikime.
Për shkak të vëmendjes mediatike të ditëve të fundit, këngës i ishin shtuar mbi 200 mijë klikime. Por vështirë se këngëtarja ka përfituar ndonjëherë nga këto shifra shikimesh.
Pas fshirjes së versionit të vjetër nga kanali ku kishte arritur miliona shikime, një version i ri i këngës është ngarkuar ditët e fundit në kanalin zyrtar të kompozitorit Pirro Çako.
Duket se tani të drejtat e menaxhimit të këngës “E duam lumturinë” janë kaluar tek kompania “FOLÉ”. Kënga është krijuar nga kompozitori Pirro Çako dhe teksti i saj është shkruar nga poeti i ndjerë Agim Doçi. Versus.al







