MAGAZINË /

'Shpërthen' rrjeti nga komentet: Promoja e “BBVA3” është një kunjë për Arbana Osmanin

Prezantuesi i këtij programi Ledion Liço e nis promon me shprehjen: I joti ta fut dhe e mbyll me një libër ku kërkon sinonime të fjalës yje.

Shkruar nga Versus
'Shpërthen' rrjeti nga komentet: Promoja e “BBVA3”
Foto montazh: Arbana Osmani dhe Ledion Liço

Pasditen e sotme u prezantua promoja zyrtare të “BBVA”. 

Megjithatë, ajo që tërheq vëmendjen gjatë promos është se Ledion Liço, në disa raste, duket se  hedh disa thumba. Ai fillon me shprehjen: “I joti ta fut” dhe e përfundon me një libër që kërkon sinonime për fjalën “yje”.

'Shpërthen' rrjeti nga komentet: Promoja e “BBVA3”

'Ironi ndaj Arbanes "Mirembrema star-a"', 'Sa cute dedikimi per Arbanën', 'Mirëmbrëma galaktikë, futja Arbanës' janë disa nga komentet e bëra në videon promo të 'BBVA'.

“Mirëmbrëma yje” u prezantua për herë të parë nga Arbana Osmani në dy edicionet e para të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), dhe më pas u adopttua edhe nga Ledioni në edicionin e tretë të këtij formati. Pas popullarizimit të kësaj fraze në BBVA, Arbana Osmani vendosi ta përdorë atë në një kontekst tjetër, duke e shndërruar në titullin e një emisioni të saj, të cilin e quajti “Mirëmbrëma yje”./Versus.al

Poll