
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave për kanosje ndaj kompanisë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga pronari i saj, Erkand Shabani.
Zhvillimet e fundit që përfshijnë artistin dhe kompaninë kanë tërhequr vëmendje të madhe në publik, ndërsa shumë ndjekës prisnin një reagim nga pala tjetër e përfshirë në këtë konflikt.
Shabani ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale. Në një Instastory, ai publikoi një sfond të zi me një shprehje të njohur latine: “Shqiponja nuk kap miza.”
Mesazhi i shkurtër është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj situatës së krijuar pas arrestimit të Gjesti dhe akuzave që janë ngritur ndaj kompanisë muzikore.
Deri më tani, nga ana e Onima nuk ka pasur një deklaratë të detajuar zyrtare lidhur me këtë çështje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kompania do të reagojë më gjerësisht në vijim.


