MAGAZINË /

“Është biseksual”, Gert Ferra për debatet me Laertin: E kam menderosur, por ishte momenti

Shkruar nga Versus

“Është biseksual”, Gert Ferra për debatet me Laertin:

Ish-banori i Big Brother, aktori Gert Ferra ka folur lidhur me debatet e tij të forta me kolegun e tij Laert Vasilin, për të cilin madje deklaroi edhe që kishte dyshime se është ‘biseksual’.

I ftuar në “Big Brother Radio”, Gert Ferra tha se tashmë e ka kuptuar se me Laertin e kishte tepruar me ato që kishte thënë gjatë debateve mes tyre, por shtoi se kishte pritur që edhe aktori të bënte një hap pas dhe të përpiqej të qetësonte gjërat.

“Ishte një impresion i imi dhe ishte me të vërtetë një bindje aty kur dola. Unë tani e kuptoj që me Laertin e kam dhje*ë içik tani, por ishte momenti. Na mori na vuri përpara të dyve. Edhe ai mund të ishte pak më i matur se është 10 vjet më i madh dhe të thoshte ‘Gert, hajde këtu se po gabon’. Nuk e bëri këtë gjë. Pra le të themi, pra e ndjeva deri diku që e kam menderos me Laertin, por i qëndroj gjërave sipas llojit time. Prisja edhe nga Laerti diçka të tillë, që të bënte një hap mbrapa edhe Laerti. Të më bëhej një ftesë. Ndoshta do shkoja edhe unë si më i vogël tek Laerti”- tha Gerti.

 Përveç se debateve, cilin prej banorëve ai do ta takojë edhe jashtë dhe do të mbajë shoqëri?

“Shoqëri nuk do të vazhdoj me Bernardin, por me Bernardin kam pasur një moment të bukur për të cilin do ta them. Unë, Bernardi, Klajdi, Laerti morëm birrat, filluam të pinim dhe Bernardi u shkri dhe kishte një humor e bëmë hedhje batutash të jashtëzakonshme. Mos të mjaftonte kjo, shkuam për t’u shtrirë të gjithë dhe ju deshën 6 minuta për të veshur bluzen. E kapi ashtu. Nuk e ke idenë. Aty ishte e bukura që ta vishte bluzen vetë. Me lot kemi qeshur. 6 burra me lot. U shtrimë dhe nuk mundesha dot më”- rrëfeu aktori. Versus.al

Poll