Live Updates /

Përfundon ‘saga’ e kërkesës së Veliajt, kryebashiaku mbetet në burg, lirohet biznesmeni! Avokati: Presim çudi nga Gjykata e Lartë

*Pas tre ditësh seancë, sot Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj i cili akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe për pastrim parash. Vendimi u mor nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i njëjti që dënoi Saimir Tahirin. *Për masën e lënë në fuqi, u shpreh i revoltuar Maksim Haxhia, avokati i Veliajt i cili e konsideroi si “absurditet”, duke shtuar se sipas tij nuk mund të konsiderohet i rrezikshëm një prej personave më të votuar në Shqipëri. *Apeli i ndryshoi masën biznesmenit Elman Abule për të cilin caktoi “arrest shtëpie”. Ndërsa për 3 prej biznesmenëve të tjerë, Meriman Palushi, Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha u la në fuqi masa “detyrim paraqitje”. *Avokati Haxhia tha se priste që vendimi i Apelit të GJKKO të rrëzohet nga Gjykata e Lartë. *Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që e la në dënim me burg ditën e sotme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas tre ditësh seancë, sot Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj i cili akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe për pastrim parash. Vendimi u mor nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i njëjti që dënoi Saimir Tahirin. *Për masën e lënë në fuqi, u shpreh i revoltuar Maksim Haxhia, avokati i Veliajt i cili e konsideroi si “absurditet”, duke shtuar se sipas tij nuk mund të konsiderohet i rrezikshëm një prej personave më të votuar në Shqipëri. *Apeli i ndryshoi masën biznesmenit Elman Abule për të cilin caktoi “arrest shtëpie”. Ndërsa për 3 prej biznesmenëve të tjerë, Meriman Palushi, Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha u la në fuqi masa “detyrim paraqitje”. *Avokati Haxhia tha se priste që vendimi i Apelit të GJKKO të rrëzohet nga Gjykata e Lartë. *Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që e la në dënim me burg ditën e sotme.

4 Postime
20 MINUTA ME PARE

'Më futen në kurth', Apeli e la në burg, reagon Veliaj: Më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi

Përfundon ‘saga’ e kërkesës së Veliajt,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që e la në dënim me burg ditën e sotme. 

Në mesazhin e tij, Veliaj shkruan se: “Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi”.

Ai shkruan më tej se do të kishte dashur shumë që të fitonte këtë betejë por i ngritën kurth duke i vënë në përgjim bisedat me gruan dhe të vëllanë nga burgu.  

Reagimi i Erion Veliajt: 

Të dashur miq e dashamirës,

Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi.

Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë dhe tani të isha duke përqafuar djalin tim, për të cilin më ka marrë shumë malli!

Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!

E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim. Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit.

A ka diku dikush që duhet të dëgjojë e të shohë se çfarë lebetie është e gjithë kjo?! Avokati amerikan, që më siguroi im vëlla, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi më dëgjonte dhe pyeste:

“Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. I kam shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por po më duket sikur kam hedhur në det një letër në shishe, që kushedi se në ç’breg të shkretë ka dalë.

Sidoqoftë, ky nuk është fundi dhe s’ka se si të jetë! Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe janë preludi i fitoreve.

Uroj të mos bezdis asnjeri nga ju, sidoqoftë me këtë absurdin që po jetoj unë dhe familja ime. Por, kjo është realisht çnjerëzore.
Faleminderit për çdo mesazh inkurajues e për çdo mbështetje zemre.
Ju përqafoj të gjithëve!/Versus.al

 

4 ORE ME PARE

“SPAK nuk solli asnjë provë shtesë”, avokati i Veliajt: Absurditet të lihet në burg njeriu më i votuar në Shqipëri

Përfundon ‘saga’ e kërkesës së Veliajt,

Maksim Haxhia, avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj ka folur për mediat jashtë GJKKO pasi Apeli la në burg Veliajn. Sipas tij SPAK nuk paraqiti asnjë provë të re, ndërsa tha se është e panevojshme një masë të tillë për Veliajn, të cilin e konsideroi si “njeriun më të votuar në Shqipëri”.

“Vendimi tradicional, edhe pse i thua kjo është praktika e GJEDNJ. Ka më argument më të fuqishëm se ky?

Nuk sollën asnjë provë të re, absolutisht asnjë provë. Zgjidhja e çështjeve me masë arresti është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Jo vetëm për Erion Veliajn. Nuk mund të aplikohet masa “arrest me burg’ për njeriun më të votuar të Shqipërisë dhe t’i thuash je person i rrezikshëm.

Pretendohet se duke ardhur në këtë institucion kaq serioz, të kesh sjellë materiale plot.  Nëse është e vërtetë ajo që ka ndodhur me anëtarët e gjykatës Kushtetuese, është një skandal i madh, i gjithë shteti duhet të vihet në alarm”- u shpreh Haxhia.

Ndërsa më tej tha se ka pritshmëri që Gjykata e Lartë të rrëzojë këtë vendim për lënien në qeli të kryebashkiakut. Versus.al

5 ORE ME PARE

Akuzohet për korrupsion e pastrim parash, Apeli lë në burg Erion Veliajn! Lirohet nga qelia biznesmeni Elman Abule

Përfundon ‘saga’ e kërkesës së Veliajt,
Foto: Biznesmeni Elman Abule dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Tiranë- Gjyqtari i posaçëm Engert Pëllumbi ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg’ për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në 9 raste të ndryshme.

Vendimi u mor sot në seancën e tretë radhazi për Veliajn i cili kërkonte masë më të butë sigurie duke ofruar garanci pasurore prej 5 milionë lekësh, me pretendimin se nuk rrezikon të prishë provat apo të largohet nga vendi.

Ndërkohë, është ndryshuarmasa për biznesmenin Elman Abule i cili tashmë do të qëndrojë nën masën “arrest shtëpie”. Ndërsa për 3 biznesmenët e tjerë, Shkëlqim Fusha, Meriman Palusha dhe Gentian Sulën, janë lënë në fuqi masat “detyrim paraqitje’.

Seanca për kërkesën e bërë nga Veliaj për ndryshim mase zgjati për tre ditë pasi SPAK pretendoi se kishte siguruar prova të reja që e rëndonin pozitën e kryebashkiakut. Raportimet në media i lidhën këto prova me përgjime ambientale të bëra në ambientet e paraburgimit të Durrësit ku Veliaj po qëndron prej datës 12 shkurt. 

Veliaj i ka kundërshtuar provat e reja duke thënë se u është dashur ta mbajnë në paraburgim për të siguruar prova kundër tij. Sot gjithashtu Apeli ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare të saj. Versus.al

8 ORE ME PARE

Sot akti i tretë i seancës për Veliajn, gjyqtari vendos mbi kërkesën e tij për t’u liruar nga burgu

Përfundon ‘saga’ e kërkesës së Veliajt,
Prokurori i SPAK, Ols Dado dhe kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj

Sot në orën 10:00 gjyqtari i posaçëm Engert Pëllumbi, do të japë vendimin lidhur me kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për lirimin nga qelia ku po mbahet prej një muaji.

Pas dy seancave maratonë të mbajtura të martën dhe të mërkurën, sot gjyqtari do të shpallë vendimin pasi ka dëgjuar akuzat e SPAK dhe pretendimet e mbrojtjes së Veliajt.

Seanca e mbajtur të martën, u shty për shkak se prokurorët e posaçëm të SPAK paraqitën prova të reja të siguruara si pasojë e përgjimeve ndaj Veliajt në qelinë e paraburgimit dhe takimet e telefonatat me njerëzit e besuar.

Veliaj ka ofruar garanci pasurore prej 5 milionë lekësh në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk përbën rrezik për prishjen e provave të hetimit, apo për largim nga vendi. Ndërsa prokurorët e SPAK mendojnë të kundërtën. Ditën e djeshme në seancë përballë tij ishin kreu Altin Dumani dhe prokurori i çështjes Ols Dado, ndaj të cilit kryebashkiaku vazhdimisht ka bërë reagime në rrjete sociale me akuza dhe fyerje të rënda.

Apelimin e masës së sigurisë, e ka bërë edhe biznesmeni Elman Abule që mbahet nën masën e arrestit me burg dhe 3 biznesmenë të tjerë ndaj të cilëve është caktuar masa “detyrim paraqitje”. Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në 9 raste të ndryshme. Versus.al

Poll