Një tragjedi ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali ku një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Anxhela Byku ka humbur jetën pasi u rrëzua nga lartësia e pallatit ku kishte apartamentin e saj. E reja ndërroi jetë dje në spitalin e Piacenzës ku po merrte ndihmë mjekësore.
Gjendja e saj ishte tepër e rëndë. 20 vjeçarja la pas bashkëshortin dhe prindërit e saj. Prej një muaji bashkëjetonte me bashkëshortin e saj në një apartament të pallatit. Imazhet e publikuara në rrjetet sociale e tregojnë të ndjerën si tepër të qeshur dhe të lumtur. Mbetet ende mister se çfarë ndodhi pas orës 10:00 të mëngjesit të së martës, kur Anxhela ra nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Hetimet deri tani përjashtojnë pistën e vrasjes, ndërsa duket se ngjarja tragjike mund të jetë shkaktuar edhe nga gjendja e saj emocionale. Versus.al

