
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u ka bërë thirrje pacientëve dhe familjarëve të tyre që të denoncojnë rastet e korrupsionit. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, drejtoresha e QSUT, Anxhela Paparizo e cila tha se pacientët mund të bëjnë denoncim në adresën e emailit: [email protected].
“Nisur nga akuzat e hedhura në publik për afera korruptive të stafit mjekësor, QSUT i bën thirrje pacientëve, familjarëve dhe çdo qytetari që, nëse hasin situata të tilla, t’i denoncojnë pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në: [email protected]. Vetëm përmes transparencës ndërtojmë një shërbim mjekësor më cilësor”- u shpreh Paparizo.
Ky reagim vjen pas deklaratës së saj ku shprehej se nu kishte dijeni se në QSUT mjekët merrnin lekë nga pacientët, gjë që shkaktoi mjaft kritika në rrjetet sociale për shkak të situatës kontradiktore. Versus.al
Aksident i rëndë në minierën e Spaçit
“Shuhen” akuzat për tenderin miliardë lekësh

