AKTUALITET /

E reja u vetëvra pas dhunës nga ish-burri, e afërmja: Një ditë më pas do të niste punë, ishte në depresion

Teksa foli për mediat, e afërmja u bëri thirrje grave që të mos heshtin nëse ndaj tyre ushtrohet dhunë.

Shkruar nga Versus

E reja u vetëvra pas dhunës nga ish-burri, e afërmja: Një

Mbrëmjen e sotme qindra qytetarë në Lezhë ndezën qirinj dhe mbajtën homazhe në përkujtim të 25 vjeçares Xhuana Nikolli e cila i dha fund jetës disa ditë më parë duke konsumuar fotoskinë pas dhunës nga ish-partneri Eraldo Fizi.

E afërmja e saj foli për mediat dhe zbuloi se e reja kishte rënë në depresion për shkak të ndarjes dhe familja e saj e kishte marrë nga shtëpia e ish-bashkëshortit. Më pas u shpërngul në Tiranë ku kishte caktuar edhe një datë për të filluar punë që përkonte me një ditë pas aktit të rëndë.

“Baba i saj është djali i axhës tem. Nuk jam e autorizuar me fol gjë dhe nuk kam çfarë të them. Kjo është një nga viktimat që ndodhin shpesh herë këtu. Na ka rënë si bombë. Nuk ka shprehur shqetësime. Menduam se ajo mos kishte kaluar në depresion meqë kishte 3 muaj që ishte ndarë prej tij, menduam shumë gjëra. Por nuk ishte asnjë nga ato. Kjo na vjen keq.

Nga i ka ardhur rrethana, si i ka ardhur. Ajo ka jetuar me shoqe atje. Kur ka shprehur shqetësime te familja e vet ajo, familja ka shkuar në famijen e tyre dhe e kanë marrë vajzën. I kanë thënë ‘për këto arsye do ta marrim vajzën’ dhe ata nuk kanë kundërshtuar.

Pastaj më mbrapa shkoi në Tiranë për të jetuar aty. Një ditë më pas do të fillonte punë. Po e shikonte me një këndvështrim tjetër jetën. Kam 1 mijë mesazhe për gratë dhe vajzat, që të mos heshtin, por të flasin. Ka ndryshuar ajo kohë, tani janë të lira”, tha e afërmja e Xhuanës.

Autopsia konfirmoi dyshimet e dhunës ndaj Xhuanës. Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj është ende në kërkim. Versus.al

Poll