AKTUALITET /

Sherr në Durrës, vjehrri 91 vjeçar godet me sende të forta dhëndrin e tij

Si pasojë e përplasjes, të dy mbetën të plagosur.

Shkruar nga Versus

Sherr në Durrës, vjehrri 91 vjeçar godet me sende të forta

Durrës- Dy të moshuar janë paraqitur në spitalin rajonal gjatë mbrëmjes së sotme. Mësohet se rreth orës 18:00, M.S, 91 vjeç ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij R.J, 69 vjeç. 

Si pasojë e përleshjes fizike të dy kanë pësuar lëndime dhe po marrin ndihmë mjekësore. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Versus.al

Poll