MAGAZINË /

“Është tralala, do nuse t’i lajë rrobat”, moderatorja shpërthen ndaj Gjestit

Shkruar nga Versus

“Është tralala, do nuse t’i lajë rrobat”,

Gazetarja Aulona Musta ka pasur një reagim të ashpër sa i takon sjelljes së Gjestit në raport me Eglin në shtëpinë e Big Brother VIP4.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram, ajo ka folur mbi sjelljen e këngëtarit dhe Eglit, të cilët patën një javë aspak të qetë me debate të ashpra dhe më pas pajtime me njëri-tjetrin.

Aulona e nis analizën e saj duke përshkruar qëllimet e Gjestit në BBVA, duke nënvizuar se ai nuk ka hyrë për të gjetur dashurinë, por për famë dhe karrierë:

“Gjesti është 24 vjeç...është tralala zura një galë. Para 7 muajsh është ndarë nga dashuria e jetës së tij që s'do ta harrojë kurrë (siç tha), para 3 muajsh u lidh me një tjetër vajzë dhe pati një raport shumë intensiv... Gjesti siç e tha dhe vetë do famën, karrierën, do të bëjë hite, të ketë sa më shumë koncerte, nuk ka hyrë Gjesti në Big Brother që të gjejë dashurinë e jetës, as që të bëhet baba kur të dali dhe as të krijojë përrallën e bukur ata u njohën në Big Brother dhe jetuan të lumtur përgjithmonë. Max që do Gjesti nga një femër në Bb është dikë që t'i lajë rrobat, ta argëtojë kur ai është i mërzitur apo s'është në terezi, të kapi ndonjë fërkim me këmbë poshtë batanijes se helbete 4 muaj i mbyllur dhe të vazhdojë jetën pa drama reale, të vetmet drama që i duhen janë ato në lojë. Gjinia femërore Gjestiti shërben vetëm për Bb. Kur të dali nga shtëpia ai e di që do t'i vijnë koncertet, lekët e bashkë me to edhe gocat. Pas një lidhje 5 vjeçare që në moshë 19 vjeçare, pas 4 muaj që me sh mundësi do bëhen 5 dhe 6 në izolim, gjëja e fundit që do Gjesti është një “nuse”. Prandaj dhe nuk i jep më shumë Eglit, pavarsisht se ndonjë tërheqje mund të ndjejë, por i ka të qarta synimet dhe një histori dashurie me fund të lumtur pas Big Brother nuk është një ndër”- shprehet ajo. Versus.al

Poll