
Gazetari Eraldo Harlicaj i cili ishte një prej të infilstruarve që shfaqej në video-skandalin e priftit Nikolla Xhufka i cili del teksa flet për të kryer marrëdhënie homoseksuale me një tjetër person po ashtu i infiltruar.
I ftuar në "Top Story", Harlicaj tha se qëllimi nuk ka qenë të merrej me Nikolla Xhufkën si individ por me hipokrizinë që ai tregonte duke përdorur fenë. Ndërsa bëri deklaratën shokuese duke thënë se prifti u kishte kërkuar edhe orgji dhe se janë 6 orë biseda shumë të rënda.
“Kemi marrë denoncim nga një person që solli bisedat. Ne ishim skeptikë, edhe kur u ballafaquam me mesazhet. Kemi pasur 5-6 orë materiale bruto, ku prifti na kërkoi edhe orgji. Qëllimi ynë nuk ishte të merreshim me individin. Ne donim të merreshim me hipokrizinë e një personi të fesë. Në jetën e tij bënte diçka tjetër.
Kam parë edhe reagimet e tij në rrjetet sociale në media, me akuza nga më të ndryshme, thotë se ka qenë montazh, gazetari është mashtrues, jemi paguar nga organizata. Por është krejtësisht e kundërta. Si mund të bëhet montazh i një personi që i bie kitarës. Ne mund ta çonim përtej këtë gjë, por nuk donim.” tha gazetari.
Vetë prifti në daljet që ka pasur nëpër emision pas këtij skandali, ka mohuar që rasti të jetë e vërtetë dhe ka akuzuar gazetarët e emisionit për montim të videove dhe mesazheve. Versus.al







