MAGAZINË /

Skena të turpshme, portieri serb përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon shqiptarët me 3 gishta

Portieri serb si duket nuk e mbajti nervozizmin pasi pësoi gol në minutat e fundit.

Shkruar nga Versus
Skena të turpshme, portieri serb përplaset me lojtarët e
Marko Drobnjak me gjestin nacionalist

Skuadra e Partizanit arriti të kualifkohej për në turin e dytë të Concerence League pasi mposhti në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 2-1.

Por fundi i takimit rezervoi skena të turpshme pasi portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak i cili humbi toruan pas rezultatit dhe pasi u përplas me disa prej lojtarëve të partizanit, provokoi tifozët me simbolin e tre gishtave.

Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për gjestin nacionalist serb. Versus.al

Poll