Sonte, reality show Big Brother VIP Albania 4 pritet të marrë një kthesë të re, pasi shtëpisë do t’i shtohen katër banorë të rinj, duke sjellë dinamika të reja në lojë.
Lajmi është konfirmuar nga producentja Sara Hoxha, e cila ka ndarë në InstaStory një pjesë nga skenari i spektaklit të sotëm, duke lënë të kuptohet se hyrjet e reja do të sjellin surpriza të mëdha.
Për shkak të eliminimeve me zarfa të zinj dhe dorëheqjeve të papritura, shtëpia ka mbetur me më pak konkurrentë, ndaj produksioni ka vendosur të sjellë personazhe të reja.







