Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Ledion Liço ka hapur spektaklin e gjithë shqiptarëve, teksa bashkë me të në studio ndodhen dy opinionistët e Big Brother Vip, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
“Kam bërë mirë që i kam besuar zemrës sime, edhe sot si për ironi të bukur të fatit jemi në Big Brother Vip 4. Jam shumë e lumtur që jam këtu, faleminderit për besimin”, u shpreh Neda Balluku.
“Media më e madhe e shqiptarëve bën programin më të madh të shqiptarëve me produksionin më profesionist që unë kam njohur në gjithë trojet shqiptare dhe padyshim nuk kisha si të mos isha pjesë”, - u shpreh Arbër Hajdari.
Egli Tako është ndërkohë banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP. Këngetarja hyri e para në shtëpinë më të njohur në vend dhe nuk e hezitoi të shprehte kënaqësinë që ishte në këtë spektakël si dhe befasinë nga dekori modern i shtëpisë. Egli, në hyrjë deklaroi se ka hyrë në këtë lojë në mënyrë që shikuesit të njohin anën e saj të panjohur, jo vetëm aq sa kanë lexuar nëpër portale për historinë e saj me humoristin Olsi Bylyku.
Pas Eglit, në shtëpinë e BBVA ka hyrë si lojtar dhe GBani, këngëtari i njohur i muzikës rapnë fillim të viteve 2000. Në klipin prezantues të këngëtarit hip-hop është bërë publike dhe një pjesë nga një këngë e GBanit ku refreni ishte ""S'jena sikur ju, s'pranojmë leksione nga Ledioni...". Liço e GBani kanë saktësuarse pavarësisht këngës, mes tyre nuk kishte asnjë hatërmbetje.
Ndërsa producenti Ols Abazi ka qenë konkurenti i tretë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania
Moderatorja Valbona Mhilli është banorja e katërt e BBVA4. Në qendër të klipit të saj ishte vënë momenti kur ajo në transtetim direkt në emisionin e mëngjësit në RTSH nuk arriti dot të lexonte e kuptonte fjalët Holokausti dhe Aushvic
Zebervoki, një personazh kontravers i bërë i njohur me videot humoristike dhe filma online është banori i pestë që u prezantua në Big Brother Vip Albania 4. Marius Dervishi, është aktor, regjisor, producent filmash dhe inspektor krimesh në polici. Filmi i tij i fundit me metrazh të gjatë, “Falli”, ka pasur shumë sukses në kinema.
Këngëtarja e mirënjohur Gili dhe i biri Redoni, hynë si një lojtar i vetëm në këtë edicion të BBVA4. Nënë e bir kanë një lidhje speciale, të cilën pritet ta zbulojnë më shumë edhe në këtë edicion.
Klajdi Musabelli, ashtu siç ishte përfolur javët e fundit, është lojtari i shtatë që hyri në garë për çmimin e madh. Këngëtari vjen nga Italia, ku ka jetuar e punuar vitet e fundit







