Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar përmes ulje-ngritjeve, por duket se kohët e fundit afrimiteti mes tyre është forcuar edhe më shumë. Të dy kanë treguar një lidhje të veçantë brenda shtëpisë, e cila po bëhet gjithnjë e më e dukshme për publikun dhe fansat e spektaklit.
Mëngjesin e sotëm, ata kanë shijuar disa momente tepër intime me njëri-tjetrin, duke bërë dush së bashku dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të pastrohen. Këto skena nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke nxitur edhe më shumë diskutime rreth raportit të tyre.
Ndërsa afrimiteti mes tyre rritet, mbetet për t’u parë nëse kjo lidhje do të shndërrohet në diçka më shumë apo nëse është thjesht një raport i ngushtë brenda "Big Brother Vip". Reagimet e publikut janë të ndryshme, me disa që mbështesin këtë afrimitet dhe të tjerë që e shohin si një strategji loje.
Si do të zhvillohet më tej ky raport? A do të ndikojë kjo në dinamikat e shtëpisë? Publiku, si gjithmonë, mbetet sy e veshë për të parë çfarë do të ndodhë në ditët në vijim./Versus.al/







