
Mes artistëve që i dolën në mbrojtje reperit Gjesti pasi ndaj këtij të fundit u caktua masa e paraburgimit 30 ditor ishte edhe këngëtarja Tayna.
Ajo ka ndarë një fotografi ku dyshja shihen duke u përqafuar në skenë, duke i dhënë mesazhit një ton shumë personal dhe emocional. Tayna theksoi se shpesh veprimet apo “gabimet” e artistëve gjykohen ashpër nga jashtë, por pak njerëz kuptojnë presionin dhe padrejtësitë profesionale që mund t’i çojnë ata drejt një reagimi të tillë.

“Shumë njerëz e gjykojnë reagimin, por pak e dinë çfarë e shtyn një artist deri aty. Kur puna jote, zëri yt dhe djersa jote nuk respektohen, dhimbja bëhet revoltë,” shkroi Tayna. Versus.al

