
Reperja e njohur kosovare, Loredana Zefi feston sot përvjetorin e 29-të të lindjes e nuk kishte si të mungonte edhe urimi i partnerit të saj.
Ajo që ka rënë në sy është mënyra se si futbollisti Karim Adeyemi ka zgjedhur ta urojë pak në mënyrë më të veçantë, kësaj here në gjuhën shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen, shoqja ime më e mirë dhe nuse. Të dua më së shumti në botë. Ti meriton gjithçka!”, shkruan Adeyemi krah fotove të publikuara në InstaStory.
Dyshja së fundmi janë parë tek kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit pavarësisht angazhimeve që ato mund të kenë.
/ Versus.al







