MAGAZINË /

"Të dua shumë" / Deklaratat e papritura, Redoni ia hap zemrën Eglit: Mezi pres të shoh sytë e tu!

Nga studio e BBVA, duke qenë pranë nënës së tij Gilit, Redoni ka patur një komunikim të posaçëm me Eglin

Shkruar nga Versus
"Të dua shumë" / Deklaratat e papritura, Redoni ia hap

Ka qenë një komunikim i shkurtër, por i nisur me fjalën "zemër" ai mes ish-banorit Redonit dhe Eglit, lojtares së Big Brother Vip. Nga studio e BBVA, duke qenë pranë nënës së tij Gilit, Redoni ka patur një komunikim të posaçëm me Eglin.  

Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit.

Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.

Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.

Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.

Poll