MAGAZINË /

“Të gjitha vajzat donin të martoheshin me ty!” Charles III takon 116-vjeçaren që i mori zemrën... me 1 batutë!

Mbreti Charles III, është takuar me Ethel Caterham, zonjën plot jetë që mban titullin e personit më të moshuar në botë; plot 116 vjeç dhe ende me humor më të mprehtë se një shpatë mbretërore!

Shkruar nga Versus

“Të gjitha vajzat donin të martoheshin me ty!” Charles III

Në një vizitë që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ngrohur zemrat e miliona njerëzve, Mbreti Charles III, plot klas si gjithmonë, është takuar me Ethel Caterham, zonjën plot jetë që mban titullin e personit më të moshuar në botë; plot 116 vjeç dhe ende me humor më të mprehtë se një shpatë mbretërore!

Takimi u zhvillua në Surrey, ku monarku elegant i mbajti dorën Ethel-it gjatë prezantimit. Por ishte ajo që e mori “kurorën” e momentit me një batutë që nuk pritej kur kujtoi momentin kur ai u shpall Princ i Uellsit në vitin 1969, duke shtuar me humor: “Të gjitha vajzat ishin të dashuruara me ty dhe donin të martoheshin me ty!”

Rezultati? Një e qeshur e sinqertë nga Mbreti.

Dyshja shkëmbyen kujtime nga dekada më parë, përfshirë një festë legjendare në kopshtin e Buckinghamit, ku Ethel kishte marrë pjesë!

Në dhomën e saj, Ethel mban një koleksion të pasur me kartolina mbretërore mes tyre edhe urime personale nga Mbretëresha Elizabeth II, si dhe Charles dhe Camilla. 

Po kush është në të vërtetë Ethel Caterham?

E lindur më 21 gusht 1909 ajo ka jetuar një jetë plot aventura në Indi, Gjibraltar dhe Hong Kong, ka drejtuar makinën deri në moshën 97 vjeç, i ka mbijetuar Covid-it në moshën 110 dhe ende sot... i kujton Princit të dikurshëm se dikur ishte i adhuruari i vajzave!

 

Poll