MAGAZINË /

Tension te Belgjika pas ndeshjes, trajneri sherr me kameramanin, De Bryjn me tifozët e vet

Shkruar nga Versus

Tension te Belgjika pas ndeshjes, trajneri sherr me kameramanin, De Bryjn me

Kualifikimi në fazën me eliminim direkt të Euro 2024 për Belgjikën nuk ka qenë i qetë.

Skuadra e drejtuar nga Domeniko Tedesko kaloi me vështirësi e drithërima përballë Ukrainës me një barazim 0-0, duke rrezikuar seriozisht që të mbetej jashtë.

Tani atë e pret ndeshja me Francën, një tjetër lajm jo i mirë për belgët që nuk kanë shfaqur formën që pritej prej tyre në këto duele.

Tension te Belgjika pas ndeshjes, trajneri sherr me kameramanin, De Bryjn me

Kjo bëri që menjëherë pas përfundimit të sfidës, në fushën e lojës të organizohej një “mbledhje” e improvizuar aty për aty.

De Bryjn i inatosur mori fjalën para shokëve të skuadrës dhe më pas ishte trajneri Domeniko Tedesko që u foli lojtarëve të vet.

Në këtë moment, një kameraman i UEFA-s po afrohej për të filmuar dhe Tedesko, i inatosur që po “përgjohej” fjalimi i tij, e shtyu tutje duke i kërkuar që të largohej.

Sikur të mos mjaftonte kjo, De Bryjn futi lojtarët në dhomat e zhveshjeve, ndërsa tifozët i pritnin poshtë tribunës.

Tension te Belgjika pas ndeshjes, trajneri sherr me kameramanin, De Bryjn me

Poll