Pas 36 vitesh, kompozitori Pirro Çako dhe një prej ikonave të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku kanë zhvilluar bisedën e parë. Dy bashkëpunëtorët që triumfuan në Festivalin e Këngës me “E duam lumturinë” kontaktuan pikërisht në ditën kur shënoheshin 36 vite nga festivali ku kënga e tyre u shpall fituese.
Teksa folën për familjet e tyre, Parashqevi Simaku në gjendje edhe më të mirë i rrëfen kompozitorit se ndihet më e gëzuar dhe se dramat në jetën e saj kishin përfunduar.
@zikn7 #parashqevisimaku #shqiptaretneperbote???????????? #albania #diva #fyp #muzikshqip #shqip #pirrocako #fouryou #parashqevi Nje bised me Pirro Cako dhe Parashqevi Simaku@Elton ILIRJANI ♬ original sound - Parashqevi Simaku
Parashqevia: Gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna dhe mbreti i muzikës shqiptare, babai yt Gaqo Çako.
Pirro Çako: Babai im nuk jeton më.
Parashqevia: Oooo, po ja tani të ka ty.
Pirro: Po ti si je njëherë?
Parashqevia: Shumë shumë mirë, ja me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit. Eltoni më tha: a do të flasësh? Patjetër i thashë unë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Qëkur bëmë një fotografi ku morëm Çmimin e parë nuk jemi takuar, i thashë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb paqeje. Tu bëfsha kurban, do të të them: kur erdha unë për herë të parë me babën tim nga Kavaja dhe bëra një takim…
Biseda e tyre u zhvillua pas thirrjes që Pirro Çako pati për këngëtaren duke i propozuar të bënin edhe një tjetër bashkëpunim muzikor. Versus.al







