Reperi G Bani ka bërë reagimin e parë pasi u përjashtua nga shtëpia e Big Brother për shkak se goditi me shuplakë Gjestin.
I tronditur nga vendimi për ta përjashtuar, G Bani u shpreh se është mësuar që t’i preket i mazhi, duke pretenduar se Gjesti e kishte dhunuar i pari.
“Gjesti më kishte thënë unë do të preki. Unë i thash më prek po guxove, më preku pak, unë e preka pak më shumë e shtyva. Besoj se u dhunova kur u preka nga Gjesti sepse trupi im më përket mua. Por njerëzit e shohin se kush është ai që prish dasma dhe përflet vajza për moralin e tyre. Nëse unë dhe imazhi im do cënohet vetëm se dikush që më preku pa asnjë të drejtë u shty nga unë, le të cënohet nuk është hera e parë që ndodh”- u shpreh G Bani ndër të tjera.
Përplasja mes tij dhe këngëtarit nga Kosova arriti kulmin mbrëmjen e djeshme, pasi G Bani iu afrua Gjestit duke e sfiduar që ta prekte. Ky i fundit e preku tek hunda dhe kaq mjaftoi që reperi të shpërthente ndaj tij dhe ta godiste me shuplakë. Versus.al







