Pas Jozit, edhe G Bani është përjashtuar së fundmi nga Big Brother VIP4 pasi gjatë sfidës që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, goditi me shuplakë në fytyrë këngëtarin nga Kosova, Gjesti.
Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur G Bani godet në fytyrë Gjestin. Fillimisht ka qenë reperi ai që i është afruar Gjestit dhe Eglit duke e sfiduar këngëtarin nga Kosova që ta prekte.
Menjëherë pasi Gjesti e preku tek hunda, G Bani reagoi duke e shtyrë në fytyrë. Për këtë Big Brother ka marrë masë përjashtimin e menjëhershëm të tij nga loja. Kjo nuk është hera e parë që G Bani është treguar i dhunshëm me Gjestin teksa më herët i ka bërë gjeste goditjeje në fytyrë dhe i ka përmendur edhe anëtarë të familjes. Versus.al







