MAGAZINË /

Ditë me reshje shiu dhe temperatura të larta, në këto zona priten rrebeshe

Parashikimi i motit, 12 mars.

Shkruar nga Versus

Ditë me reshje shiu dhe temperatura të larta, në këto zona

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ultësirën Perëndimore, por  rrebeshe shiu priten në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pothuajse të gjithë vendit ku sërish më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit, ndërsa momente me pika shiu do të ketë në zonat Jugore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë. Versus.al

Poll