Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.
E sigurisht që Egla e ka luajtur mjaft mirë rolin duke i ngacmuar banorët herë pas here. Me të hyrë në shtëpi, Ceno ka shkuar te dhoma e gjumit ku ishte Laerti dhe e ka puthur në buzë.
Më pas ajo ka shkuar te pjesa e banjës ku ndodhet dhe vaska, vendi i saj i preferuar kur ishte brenda në shtëpinë e BBV 3.
Teksa Egla po shijonte qëndrimin e saj në vaskë, ka nisur duke ngacmuar banorët:
“Pse i lini këto çunat me brekë nëpër shtëpi?”, thotë Eglsa teksa shikon Gjestin dhe më pas i drejtohet atij: “O Gjesti vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë”.
Ndërkohë teksa Ola ishte duke kënduar ajo i thotë: “Ola ku e ke mikrofonin?”.
“Ciao Vserlo”, thotë Egla teksa banori kalon pranë saj.
Ndërkohë teksa bëri kokën më shkumë ajo pyet banorët: “Çfarë ju kujton kjo? Çmimi u prish se dy prej jush më folën”.
“Frikacakë, jeni shumë frikacakë”, vijoi Egla teksa banorët nuk po i kthenin përgjigje.
“Laert po të kërkoj vetëm një puthje, po nuk ma dhe e di vetë. Po të jesh burrë më jep një puthje. Laert më shiko i çik, po nuk më dhe një puthje nuk je gjë. Mërzitem po nuk më dhe një puthje”, ngacmonte aktorja e njohur Laertin, i cili qëndronte te pjesa e banjës.







