
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bernard Hulme, ka ndarë publikisht një bisedë private me aktorin Jul Deda, ku ky i fundit shpreh qëndrime homofobike.
Në mesazhet e publikuara, Deda i shkruan Bernardit se nuk dëshiron që fëmijët e tij ta shohin atë në televizion, duke pretenduar se një ekspozim i tillë do t’i bënte ata homoseksualë. Në përgjigje, Bernard përdor ironi duke e krahasuar këtë lloj logjike me racizmin, duke përmendur aktorët e njohur me ngjyrë Eddie Murphy dhe Will Smith.
Në mesazhin e fundit, Bernard i kthen përgjigje Dedës duke i thënë:
“Eh mer Jul Deda, të paktën e kuptove sa stupid (budalla) tingëllon.”







