
Aktorja Egla Ceno ka reaguar pas rrëzimit nga shkallët para ‘Post Big Brother’.
Në një foto të publikuar në llogarinë e saj në instagram, aktorja ka treguar se tashmë është në gjendje të mirë të shëndetësore dhe se po rekuperohet nga rrëzimi.
“Duke rikuperuar kërbishten nga rënia në studion e BBV. Na mori të keqen edhe syri i keq. Ëndërro”- ka shkruar Egla krahas fotos së saj në shtrat.
Lajmin e dha moderator Ledion Liço gjatë 'Post Big Brother', ndërsa Egla u përgjigj se kishte dhimbjen në njërën këmbë dhe sapo të do të shkojë në spital për të bërë kontrolle.
“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”- tha Egla.








