Një 74-vjeçare nga Nebraska, e deklaruar e vdekur nga stafi i shtëpisë së të moshuarve, u gjet e gjallë nga një punonjëse e shtëpisë funerale që duhej të organizonte varrimin e së moshuarës.
Constance Glantz, një banore në shtëpinë e të moshuarve në Nebraska, SHBA, u shpall e vdekur nga qendra e shëndetit paliativ ku po qëndronte. Por dy orë më vonë, 74-vjeçarja u konstatua se merrte frymë mirë.

“Ky është një rast shumë i pazakontë. Unë e kam bërë këtë punë për 31 vjet dhe asgjë e tillë nuk kishte ndodhur deri më tani”, dëshmoi Ben Houchin, sherifi i qarkut Lancaster, cituar nga CNN.
Ndërsa stafi i shtëpisë funerale e vendosi 70-vjeçaren në një tavolinë "për të filluar procedurën", një punonjës vuri re se ajo po merrte frymë.
“Ata thirrën menjëherë 911 dhe ajo u transportua në një spital lokal,” vazhdoi Ben Houchin. Për mrekulli, e moshuara "është ende gjallë".
U hapën hetimet për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi.
“Në këtë fazë, ne nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë qëllim kriminal nga ana e shtëpisë së të moshuarve, por hetimi vazhdon”, nënvizoi Ben Houchin, duke specifikuar se “nuk kishte asgjë të dyshimtë në momentin e vdekjes”.







