
Pas debateve me ofendime të rënda dhe përplasje fizike me Françeska Muratin në Big Brother Vip 3, Sara Gjordeni u nxorr me zarf të zi.
Por siç duket Francceskës nuk i ka dal e keqja akoma me Sarën pasi dhe në intervistën e fundit ajo ka shënjestruar sërish modelen.
E ftuar në Top Arena, ish-banorja zbuloi se se si Ergysi (bashkëshorti), edhe këngëtari Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë.
“A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.
“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi”- u përgjigj Françeska, duke hedhur kunja edhe për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur përplasje të vazhdueshme në “BBV”.







