MAGAZINË /

Çudit diva / “Vdiqa e u ringjalla pas 9 ditësh në trupin tim, por "të afërmit" më vodhen 18 milion dollarë kursime.”

“As frigoriferi e telefoni nuk ishte në emrin tim, por vendosa të mos kapem pas sëmundjes e zemërimit”

Shkruar nga Versus

Çudit diva / “Vdiqa e u ringjalla pas 9 ditësh në trupin

Aktorja amerikane Sharon Stone ka zbuluar një detaj të pabesueshëm nga jeta e saj. Njerëzit e saj të afërt i kishin bërë “rrush e kumbulla” gjithë kursimet, ndërkohë që ajo po luftonte me jetën. Diva e kinemasë botërore ka rrëfyer për median, sesi njerëzit “përfituan” nga ajo financiarisht, ndërsa ajo po shërohej nga një goditje thuajse fatale.

Në vitin 2001, ylli i Basic Instinct pësoi një goditje që e la atë me një hemorragji në tru prej nëntë ditësh, duke e detyruar atë të largohej nga Hollywood për shtatë vjet për t'u shëruar plotësisht.

Çudit diva / “Vdiqa e u ringjalla pas 9 ditësh në trupin

Sharon Stone dhe goditja e saj në 2001

“Njerëzit përfituan nga unë gjatë asaj kohe”, tha aktorja për The Hollyëood Reporter. “Kisha kursyer 18 milionë dollarë nga i gjithë suksesi im, por kur u ktheva për të kontrolluar llogarinë time bankare, gjithçka ishte zhdukur.

Frigoriferi im, telefoni im – gjithçka ishte në emrat e të tjerëve. Nuk kisha para”. Pavarësisht sfidave, aktorja 66-vjeçare ka zgjedhur të fokusohet tek gjërat pozitive. “Vendosa të qëndroj dhe ta kaloja si moment. Vendosa të mos kapem pas sëmundjes, hidhërimit apo zemërimit,” shpjegoi Stone.

Deklaratat e aktores
“Nëse kafshon farën e hidhësisë, ajo nuk do të të lërë kurrë. Por nëse e ruani besimin, edhe nëse ai besim është sa një kokërr sinapi, do të mbijetoni. Pra, tani jetoj për tu gëzuar. Unë jetoj për një qëllim”. Goditja ndryshoi në mënyrë dramatike mënyrën se si funksionon truri i Sharon Stone.

“Një murg budist më tha se isha rimishëruar në trupin tim. Unë pata një përvojë vdekjeje dhe më pas më kthyen. Më rrodhi gjak në tru për nëntë ditë dhe truri im u rikuperua. Dhe ndërsa ndodhi kjo, gjithçka ndryshoi. Shqisa ime e nuhatjes, shikimit, prekjes ndryshuan. Nuk arrija të lexoja për disa vjet, shumë njerëz menduan se do të vdisja”. - tha mes të tjerave Stone

 

Poll