
Pas disa vizitave në jug të Shqipërisë dhe ishullin e Sazanit, ku investitor është burri i saj Jared Kushner, Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, po mëson më shumë për kulturën shqiptare.
Këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku tregon se po lexon tre libra për të mësuar më shumë rreth shqiptarëve.
Bëhet fjalë librat: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

Foton e publikuar e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Kërkim!” duke sinjalizuar se po njihet më shumë me historinë shqiptare dhe me kulturën e vendit. Versus.al

