Dy ditë pas nisjes së spektaklit Big Brother VIP4 duket se kanë nisur edhe përplasjet e para mes banorëve.
Një episod i sikletshëm është regjistruar mes repistit G Bani dhe moderatores Valbona Mhilli gjatë kohës që kjo e fundit po lahej në dush.
Moderatorja i ka kërkuar repistit që të mos rrinte duke e shikuar dhe të largohej pasi nuk ndihej rehat, ndërsa G Bani ka refuzuar.
Pjesë nga përplasja:
G Bani: Dua të të shoh ty, jam i uritur të shoh trup femre.
Valbona: Po si more, unë këtu po lahem
G Bani: Unë dua të rri këtu të shoh trup femre
Valbona: O ti G Bani ka mundësi të ikësh tani se po më bën të ndihem keq
G Bani: Nuk është problemi im
Ndërhyn Xum Allushi: A mund të flasim me radhë
G Bani: Po t’më kishte thënë si njerëzit ok, po mënyra sesi e bëri aa sikur ça po ndodh…Versus.al







