MAGAZINË /

VIDEO/ Marina largohet nga studioja, vrapon për në tualet. Të ftuarit shpërthejnë në të qeshura

Përveç sportit, në këtë rrugëtim ka patur edhe shumë batuta dhe momente gazmore. Një prej tyre u shënua mbrëmjen e djeshme gjatë zhvillimit të një kuizi me të ftuarit. Moderatorja la studion për të shkuar në tualet.

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Marina largohet nga studioja, vrapon për në tualet. Të
Marina Vjollca

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca moderoi emisionin “Kampionët”, duke prezantuar maratonë ndeshjet e Euro2024.

Mirëpo, përveç sportit, në këtë rrugëtim ka patur edhe shumë batuta dhe momente gazmore.

Një prej tyre u shënua mbrëmjen e djeshme gjatë zhvillimit të një kuizi me të ftuarit. Moderatorja la studion për të shkuar në tualet.

“Më bëhet çiçi”, dëgjohet të thotë ajo, ndërkohë që është fokusuar nga kamerat edhe momenti kur largohet nga studioja duke vrapuar.

Kjo situatë ka shkaktuar mjaft të qeshura nga të ftuarit në studio e po ashtu edhe në komentet në rrjete sociale.

Pas rikthimit në studio, Marina tha se janë gjëra që ndodhin duke e shoqëruar edhe me të qeshura./ Versus.al

 

Poll