MAGAZINË /

VIDEO/ “Meriton një dru”, Egla Ceno bllokon për 40 minuta trafikun te Liqeni pas sherrit me një vajzë në rrugë

Aktorja ka kryer edhe kallëzim për kanosje ndaj shoferes me të cilën u konfliktua.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Meriton një dru”, Egla Ceno bllokon për 40 minuta

Ish-fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno është konfliktuar me një person mbrëmjen e djeshme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas mediave, rruga e kësaj zone ka qenë e bllokuar për rreth 40 minuta nga aktorja Egla Ceno e cila ishte revoltuar sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”.

Pavarësisht se shumë qytetarë të cilët e kishin të domosdoshme të lëvizin, i bënë thirrje Eglës të hapte rrugën teksa reshjet e shiut binin pa ndalim, aktorja kërkonte sensibilizimin e tyre.

Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Konflikti mes tyre ka përfunduar me kërcënime dhe aktorja ka bërë edhe një kallëzim penal për kanosje. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: